LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni që të jetoni më gjatë?

Çfarë duhet të bëni që të jetoni më gjatë?

Personat mbi 50 vjeç që e shijojnë jetën vazhdimisht janë 24% më pak të rrezikuar që të vdesin në 7 vitet e ardhshme, sipas shkencëtarëve britanikë.

Ekspertët nga Kolegji Universitar i Londrës monitoruan mbi 9000 meshkuj dhe femra të moshës 50-60 vjeç, që jetonin në Angli.

Çdo dy vjet, mes viteve 2002 dhe 2006, vullnetarët u pyetën për mënyrën se si e shijonin jetën, sa e shijonin shoqërinë e të tjerëve dhe sa u pëlqenin aktivitetet e përditshme, shkruan gazeta Shendeti.

Rreth një e katërta raportuan se nuk shijonin asnjërën prej tyre, 20% raportuan për vetëm për njërën, 22% për dy dhe 34% për të tria rastet.

Pas 7 viteve, në 2013, 1,310 e vullnetarëve kishin ndërruar jetë.

Njerëzit që raportuan se e shijonin jetën në të gjitha rastet ishin 24% më pak të rrezikuar të vdisnin gjatë periudhës së studimit, krahasuar me ata që deklaruan se nuk e shijonin fare jetën.

Ndërsa ata që thanë se shijonin vetëm 2 raste kishin 17% më pak rrezik.

Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh pasi humori i përgjithshëm i një njeriu ndryshon nivelet e hormoneve të dëmshme dhe të mira në trup.

Të qenët i lumtur ul hormonet e stresit dhe ankthit, si adrenalina dhe kortizoli, që mund të rrisin tensionin e gjakut dhe dëmtojnë zemrën.

Ndërkohë, njerëzit që janë më pak të lumtur priren më shumë të pinë duhan dhe alkool.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që janë më pak të stresuar kanë nivele më të ulëta të kolesterolit, preken më pak nga inflamacioni, kanë sistem imunitar më të fortë dhe nivele më të lartë të antioksiduesve në gjak.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori