LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëj nëse kam pirë alkool para se të mësoja për shtatzëninë. A do ta dëmtojë fëmijën?

Çfarë duhet të bëj nëse kam pirë alkool para se të mësoja për shtatzëninë. A do ta dëmtojë fëmijën?

Gratë shtatzëna të shqetësuara: Kam pirë alkool para se të mësoj se kam qenë shtatzënë

Nëse nuk keni qenë vazhdimisht aktive dhe të përkushtuara në ngjizje, një test pozitiv i shtatzënisë mund të sjellë me vete, përveç gëzimit të pamasë, një numër të madh shqetësimesh.


Zakonisht nënat shqetësohen për të njëjtën gjë – po sikur ato pak gota verë të ndikojnë në shëndetin e fëmijës tim?

Mbani në mend një gjë – shtatzënia llogaritet që nga dita e parë e ciklit tuaj të fundit, kështu që në të vërtetë nuk keni qenë shtatzënë gjatë javës së parë dhe të dytë, transmeton Telegrafi.

Një javë kalon gjithashtu nga ovulimi në ngjizje. Nëse keni pirë alkool gjatë asaj periudhe, nuk ka pse të shqetësoheni.

Nëse jeni të shqetësuara se keni pirë disa gota alkool, tregoni mjekut tuaj në mënyrë që të verifikojë nëse gjithçka është në rregull.

Çfarë duhet të bëj nëse kam pirë alkool para se të mësoja për shtatzëninë?

Pavarësisht se sa keni pirë, gjëja më e mirë që mund të bëni tani është të mos shqetësoheni shumë. Shumë studime kanë treguar se disa gota alkool nuk mund të dëmtojnë fëmijën në stomak.

Mbani në mend se nuk keni ditur për shtatzëninë, prandaj mos e fajësoni veten! Është më mirë të përkushtoheni tani në një mënyrë jetese më të shëndetshme për mirëqenien tuaj dhe të foshnjës tuaj.

A mund të pi ndonjëherë alkool nëse jam shtatzënë?

Alkooli nuk rekomandohet. Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk do të krijoni problem nëse pini një ose dy pije në javë.

Mbani në mend se fetusi i merr të gjitha lëndët ushqyese direkt nga nëna përmes qarkullimit të gjakut. Nëse pini alkool rregullisht, ai mund të ketë një efekt negativ tek fëmija juaj.

/Telegrafi/