LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dimë për gjarprin më helmues në Evropë që është parë në parkun e Gërmisë?

Çfarë dimë për gjarprin më helmues në Evropë që është parë në parkun e Gërmisë?

Në parkun e Gërmisë në Prishtinë gjatë javës është parë gjarpri më helmues në Evropë që quhet “Vipera Ammodytes”.

Ky gjarpër që njihet ndryshe edhe si gjarpri i gurit, sipas biologëve në këtë periudhë të vitit është më aktiv në këtë pjesë, por edhe në Malësi të Gollakut.


Por çfarë dimë për këtë lloj gjarpri.

“Vipera Ammodytes” njihet ndryshe edhe me emra të tjerë sikurse nepërka me brirë, nepërkë me hundë të gjatë, nepërkë me brirë hundore, nepërkë rëre, etj.

Është një specie nepërkash që gjendet në Evropën Jugore, kryesisht në Italinë veriore dhe në Ballkan.

Gjarpri më helmues në Evropë shihet në Gërmi
Lexo po ashtu Gjarpri më helmues në Evropë shihet në Gërmi

Si të gjitha nepërkat, ky lloj gjarpri është helmues. Për shkak të trupit të tij të madh, dhëmbëve të gjatë (deri në 13 mm) dhe helmit shumë toksik, thuhet se është më i rrezikshmi nga gjarpërinjtë helmues evropianë.

Emri specifik Ammodites rrjedh nga fjalët greke amos, që do të thotë “rërë” dhe deutes, që do të thotë ose “zhytës”.

Ky lloj gjarpri rritet në një gjatësi mesatare prej 50 centimetrave, megjithatë një pjesë e tyre zakonisht janë më pak se 40 centimetra të gjatë.

Gjatësia maksimale ndryshon gjithashtu sipas rajonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori