LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri më helmues në Evropë shihet në Gërmi

Gjarpri më helmues në Evropë shihet në Gërmi

Në Parkun e Gërmisë gjatë javës është parë gjarpri më helmues në Evropë.

Bëhet fjalë për “Vipera Amodites” apo gjarprin e gurit, që sipas biologëve në këtë periudhë të vitit është më aktiv në këtë pjesë, por edhe në Malësi të Gollakut.


“Në këto ditë të verës është e zakonshme me pa gjarpër helmues, sepse është edhe koha kur janë aktiv në këtë periudhë, në këtë stinë të vitit”, tha biologu, Bujar Krasniqi.

Megjithatë sipas tij, kafshimet prej gjarpërinjve janë shumë të rralla.

“Janë të rrezikshëm mirëpo jo në atë masë sa të që bëhet një lloj paniku sepse asnjëherë nuk e gjejmë një gjarpër që sulmon i pari. Ato edhe kafshimet që ndodhin janë shumë të rralla, ndodhë zakonisht kur shkilet, kur nuk shihet nga qytetarët”, deklaroi ai, raporton Tëvë1.

Por, në rast të kafshimit, Kosova ka mjaftueshëm serume kundër helmit të tyre.

“Ju informojmë se institucionet shëndetësore, të cilat i furnizon Ministria e Shëndetësisë (QKMF-të dhe spitalet regjionale),  janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serumin kundër kafshimit të gjarprit. Gjithashtu, në bazë të kërkesës së IKShPK-së ka sasi të mjaftueshme të këtij serumi edhe në stok”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Pavarësisht kësaj, mjekët kanë një thirrje për qytetarët.

“Ndonëse ne jemi të furnizuar me serum mjaftueshëm, duhet të apelojmë tek qytetarët që të bëjnë vet-kujdes sepse mënyra më e mirë është shmangia nga ato zona ku ekziston mundësia e kafshimit nga gjarpërinjtë dhe të përdorin masa mbrojtëse, siç janë çizme, pra masa të tilla që e bëjnë të pamundur te kafshimi i gjarprit”, tha infektologu, Arben Vishaj.

Në Kosovë gjenden disa lloje të gjarpërinjve helmues.

E helmimi i tyre çon deri në humbje të jetës, në rast se nuk trajtohet në kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori