Çfarë brushe duhet ta përdorni për fondatinë të lëngshme dhe atë pluhur, influencerja ndan sekretin

Brushat për vendosjen e fondatines janë një nga mjetet më të rëndësishme në rutinën e makiazhit.
Ato ndihmojnë në arritjen e një pamjeje të pastër dhe të natyrshme, duke siguruar shpërndarjen e barabartë të produktit në lëkurë.
Por a jeni të sigurta se po e përdorni brushën e duhur për ta vendosur këtë produkt? Shumica mund ta kenë ngatërruar.
Ekzistojnë dy lloje të brushave, njëra për vendosjen e fondatinës së lëngshme dhe asaj pluhur.
Influencerja Jess se cila duhet të jetë brusha të cilën ta përdorni.
Sipas saj, brusha për vendosjen e fondatinës së lëngshme i ka fijet e paketuara fort dhe më të shkurtra e po ashtu sipërfaqja e fijeve është e sheshtë.
Ndërkaq, brusha për vendosjen e fondatinës pudër i ka fijet më të gjata dhe me të lirshme dhe nuk ka sipërfaqe të sheshtë.
Është e rëndësishme të bëni dallimin pasi lloji i brushës ka po ashtu shumë rëndësi në mënyrën se si shpërndahet fondatina. /Telegrafi/










































