LAJMI I FUNDIT:

Çështja Beleri dhe vetoja greke, Rama: Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë në rrugën drejt integrimit

Çështja Beleri dhe vetoja greke, Rama: Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë në rrugën drejt integrimit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot në një konferencën për shtyp për çështjen e integrimit dhe ngërçin e krijuar me Greqinë për çështjen e Fredi Beleri, kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarë, i burgosur nën akuzën e blerjes së votave.

Rama u shpreh i bindur se ky ngërç do të kalojë, por theksoi se sido të shkojë, Shqipëria nuk do të vonohet në rrugën e saj drejt integrimit.


“Këshilli Europian nuk merr vendim lidhur me këtë. Këshilli ngarkon konferencën apo mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare që në ditët e ardhshme të procedojnë nga pikëpamja formale, teknike, bazuar në raportin e progresit.

Pra, unë mbetem optimist që ky ngërç do të kapërcehet, por mbetem po i të njëjtës bindje, që kapërcehet apo nuk kapërcehet ky ngërç, Shqipëria nuk vonohet asnjë ditë pasi ne do të bëjmë detyrat tona. Për më tepër, kemi edhe modelin tonë të inteligjencës artificiale. Ne do të jemi gati për BE-në shumë më shpejtë sesa Bashkimi Europian të jetë gati për ne”, tha Rama.

Teksa foli për ato se çfarë u diskutuan në kë Samit, Rama u ndal tek ajo se çfarë po ndodh mes Shqipërisë dhe Greqisë, teksa kjo e fundit kujtojmë se ka kërcënuar me bllokimin e negociatave me BE, në rast se nuk lejohet betimi i Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Rama tha se kjo është një çështje që u takon dy vendeve tona dhe si i tillë, duhet trajtuar mes nesh. Kreu i qeverisë tha me bindje gjithashtu se, Shqipëria do të bëhet Evropa e Ballkanit.

“Dje ishte një samit ku u diskutua perspektiva e vendeve tona në rrugën e integrimit evropian. U vu në pah progresi i bërë, u fol për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Më vjen shumë mirë të ndaj sot me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë.

Këto ditë do të organizoj edhe një takim falënderimi dhe motivimi për më tej të anëtarëve të kësaj skuadre, e cila në totalin e vet, po të marrim negociatorët, të marrim prezantuesit dhe kontribuuesit, është rreth 1 mijë vetë.

Në fjalën e mbajtur dje në emër të Shqipërisë, kam falënderuar të gjithë krerët e BE, nuk ka qenë thjesht një falënderim formal, por i sinqertë dhe shumë i ndjerë, lidhur me një punë të përbashkët, thuajse 5-vjeçare. Për herë të parë Ballkani Perëndimor është dëgjuar, kemi fituar një respekt, që nuk e kemi pasur kurrë.

Sigurisht që kam informuar edhe për modelin tjetër, që nuk është dhe nuk ka si të jetë gati, por synimi ynë është që të jetë gati brenda këtij mandati, për një minimizim të paprecedentë të pjesëmarrjes së njeriut në proceset e prokurimeve publike, duke përdorur inteligjencën artificiale.

Më tej kam prekur sigurisht çështjen e marrëdhënies strategjike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si një marrëdhënie që bazohet tek një religjion i përbashkët që është Evropa, si një amanet i vjetër i atyre që na lanë porosi që të mos harrojmë asnjëherë se për ne dielli lind andej nga perëndon, si një mision dhe si një borxh historik ndaj gjeneratave të tjera dhe patjetër edhe si një fuqi e shtuar për të punuar dhe për të përballuar me durim çdo vështirësi e për të kapërcyer çdo pengesë të çdo natyre.

Sigurisht që është trajtuar nga ana ime edhe çështja e vështirësisë që prej vitesh në fakt krijojnë eksportimet e mosmarrëveshjeve bilaterale mes një vendi dhe një tjetri mes dy vendeve. Këto çështje duhet të zgjidhen midis dy vendeve dhe është e paarsyeshme që në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata, të pengohet, të vonohet, sepse ka një çështje bilaterale. Dhe këto raste vijnë nga zonat e Ballkanit.

Dhe nëse nuk gjendet një mënyrë për këtë, të gjitha vendet që janë në proces integrimi, mund të parashikohet se sa probleme mund të nxjerrin në kohë mes njëra – tjetrës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të natyrës historike, politike dhe jo për çështje që prekin ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE-së.

Sa i përket asaj që po ndodh me Greqinë, unë nuk jam zgjatur, por kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh, që duhet ta trajtojmë mes nesh dhe që në të gjitha rastet, është një çështje që përsa na takon, ne nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave, por as edhe me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me Greqinë. Ne duam të jemi një vend evropian në Ballkan. Shqipëria duhet, mund dhe me punën tonë të përbashkët do të bëhet Evropa e Ballkanit.”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama në fjalën e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori