LAJMI I FUNDIT:

Cërvenkovski: BE nëse nuk cakton datë për Maqedoninë, do të tregojë se s’ka vizion

Cërvenkovski: BE nëse nuk cakton datë për Maqedoninë, do të tregojë se s’ka vizion

Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë, konsolidimin dhe rolin e tij nëse nuk cakton datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, ishte vlerësimi i përbashkët nga ish-presidentët malazezë Filip Vujanoviq dhe Sllovenisë, Danilo Turk, si dhe ish-kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe ish-kryetarin të Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zllatko Lagumxhija, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ato marrin pjesë në konferencën rajonale “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq” të organizuar nga kabineti i ish-Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Branko Cërvenkovski dhe Klubi i Podgoricës.


Ish-Presidenti Branko Cërvenkovski tha se BE do të tregojë se nuk ka vizion nëse nuk i jep vendit datë për negociata këtë verë.

“Nëse këtë verë nuk do të marrim një datë për negociata, për mua do të jetë dëshmi e mungesës së lidershipit dhe vizionit në duart e BE-së dhe jo vetëm një vizion për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por edhe një vizion për të ardhmen e vetë BE-së dhe të gjithë kontinentit evropian”, ish-Presidenti Branko Crvenkovski.

Vitin e kaluar u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, shtoi Cërvenkovski, e cila eliminoi pengesën më të madhe në procesin e integrimit tonë euroatlantik, duke shtuar se ndryshimi i emrit tonë kushtetues dhe për përdorim të përgjithshëm ishte e dhimbshme dhe dramatike për një numër të madh të qytetarëve tanë e cila u konfirmua edhe në referendum.

“Mosmarrja e datës për fillimin e negociatave në qershor do të shkaktojë zhgënjim të madh, por gjithashtu një shkelje serioze të besueshmërisë të BE-së dhe qeverisë së Maqedonisë në sytë e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, theksoi Cërvenkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori