LAJMI I FUNDIT:

Certifikimi i zgjedhjeve, komunat që kanë zgjedhur kryetarin në raundin e parë dhe ato që shkojnë në balotazh

Certifikimi i zgjedhjeve, komunat që kanë zgjedhur kryetarin në raundin e parë dhe ato që shkojnë në balotazh
Foto: Ilustrim/Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një ditë më parë ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, mirëpo në këtë certifikim nuk janë përfshirë komuna e Shtimes, Ferizajt, Podujevës e Kllokotit, për shkak të ankesave.

Kreshnik Radoniqi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishte njoftuar se kanë komunikuar me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme, të cilat kanë kërkuar që rezultatet e katër komunave të mos certifikohen për shkak se ka ankesa në procedurë.


Nga zgjedhjet e 17 tetorit, në 17 komuna është zgjedhur kryetari që në raundin e parë, ndërkaq në 21 komuna tjera do të mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve.

Komunat që kanë zgjedhur kryetarin në raundin e parë të zgjedhjeve lokale janë:

Në Komunën e Deçanit, ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së me 9843 vota, ose 64.90 për qind.

Në Mitrovicën e Jugut, ka fituar Bedri Hamza i PDK-së me 16566 vota, ose 53.69 për qind.

Në Leposaviq, ka fituar Zoran Todiq nga Lista Serbe me 9065 vota, oose 97.85 për qind.

Lipjanin e ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së me 15541 vota, ose 56.42 për qind.

Novobërda është fituar nga Sasa Milosheviq nga Lista Serbe me 3548 vota, ose 63.19 për qind.

Peja është fituar nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 23.426 vota, ose 60.49 për qind.

Në Komunën e Shtërpcës ka fituar Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe me 4148 vota, ose 59.70 për qind.

Në Suharekë, Bali Muharremaj i AAK-së ka marrë 14.483, ose 51.30 për qind, duke e fituar këtë komunë.

Në Skenderaj, ka fituar Fadil Nuraj i PDK-së me 13.123 vota, ose 57.89 për qind.

Zubin Potokun e ka fituar Srdjan Vuloviq nga Lista Serbe me 3225 vota, ose 83.53 për qind.

Zveçani është fituar nga Dragisha Miloviq nga Lista Serbe me 5394 vota, ose 98.43 për qind.

Graçanica është fituar nga Liljana Subariq nga Lista Serbe me 6506 vota, ose 77.93 për qind.

Ranillugu është fituar nga Katarina Ristiq nga Lista Serbe me 2427 vota, ose 100 për qind.

Parteshi është fituar nga Dragan Petkoviq nga Lista Serbe me 1684 vota, ose 73.35 për qind të vota.

Mitrovica e Veriut është fituar nga Milan Radojeviq nga Lista Serbe me 10833 vota, ose 91.12 për qind.

Ndërsa, komunat që shkojnë në balotazh janë:

Në Komunën e Drenasit do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 30.50 për qind të votave.

Gjilani do të ketë balotazh ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja që mori 43.51 për qind të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV-ja që mori 44.71 për qind të votave.

Komuna e Gjakovës do të ketë balotazh ndërmjet Ardian Gjinit të AAK-së me 45.76 për qind të votave dhe Mimoza Kusari-Lilës së LVV-së me 37.20 për qind të votave.

Komuna e Kaçanikut do të ketë balotazh mes Besim Ilazit nga PDK-ja me 44.67 për qind të votave dhe Jeton Rakës nga LVV-ja me 33.36 për qind të votave.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja që mori 35.69 për qind të votave dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja që mblodhi 32.56 për qind tëvotave.

Burim Berisha i LDK-së me 49.72 për qind të votave dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja me 25.58 për qind të votave, do të jenë në balotazh për Fushë Kosovën.

Në Istog në balotazh do të jenë Ilir Ferati i LDK-së me 41.09 për qind të votave të fituara dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 24.49 për qind të votave.

Balotazhi në komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin me 48.12 për qind të votave dhe Halil Thaçit të LVV-së me 20.19 për qind të votave.

Në komunën e Klinës në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 43.33 për qind të votave dhe Esat Raci nga PDK-ja me 27.42 për qind të votave.

Në Kamenicë në balotazh shkojnë Qëndron Kastrati nga PSD-ja me 32.52 për qind të votave dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja me 31.01 për qind të votave.

Në balotazh në Rahovec do të jenë Smajl Latifi i AAK-së me 47.18 për qind të votave dhe Visar Korenica i LVV-së me 24.84 për qind të votave.

Komuna e Podujevës shkon në balotazh ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shkon në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së me 42.54 për qind të votave dhe Përparim Ramës së LDK-së me 29.17 për qind të votave.

Në Viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së me 41.30 për qind të votave dhe Arsim Ademi i LVV-së me 34.50 për qind të votave.

Në Prizren në balotazh takohen Mytaher Haskuka i LVV-së me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja me 31.36 për qind të votave.

Komuna e Junikut shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja me 45.19 për qind të votave dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së me 42.01 për qind të votave.

Komuna e Malishevës shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate me 34.08 për qind të votave dhe Isni Kilajt të PDK-së me 28.82 për qind të votave.

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së me 10 247 vota ose 34.81 për qind, dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 9 956 vota ose 33.82 për qind.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.23 për qind të votave.

Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind të votave dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga me 36.33 për qind të votave.

Komuna e Mamushës shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 48.92 për qind të votave dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 36.95 për qind të votave.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 14 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori