LAJMI I FUNDIT:

CEO i Stellantis nuk ka në plan të zhvendosë prodhimin e Peugeot e-208 në Francë

CEO i Stellantis nuk ka në plan të zhvendosë prodhimin e Peugeot e-208 në Francë

Stellantis nuk ka plane të zhvendosë prodhimin e Peugeot e-208 elektrik në Francë nga Spanja, pavarësisht një shtytjeje nga qeveria franceze për të prodhuar më shumë vetura në vend, tha CEO, Carlos Tavares.

“Lidhja e ekuacionit ekonomik me zhvendosjen e imponuar të këtij projekti nuk do të ishte në interes të kompanisë dhe as të vendit”, tha Tavares për të përditshmen Le Figaro.


Automjetet elektrike janë më të shtrenjta se ato me lëndë djegëse fosile dhe prodhuesit evropianë të makinave planifikojnë modele më të lira të inkurajuara nga subvencionet e qeverisë, transmeton Telegrafi.

Franca, për shembull, planifikon një subvencion për automjetet elektrike të prodhuara në Evropë pasi ato do të kishin një gjurmë më të ulët të karbonit se sa modelet e importuara dhe një program të qiradhënies sociale që ofron EV për rreth 100 euro në muaj për familjet më të varfra.

Ministri francez i financave Bruno Le Maire tha se automjetet e vogla elektrike duhet të ndërtohen në Francë në krye të modeleve më të larta.

“Unë e di që Carlos Tavares-it i pëlqejnë sfidat…I kërkoj që të marrë sfidën për të ndërtuar automjete të vogla elektrike, sikurse 208, në Francë. Ndoshta jo të gjithë makinën, por pse jo edhe pjesë të saj”, tha ai. /Telegrafi/