Vaksina e krijuar për COVID-19 nga BioNTech dhe Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë kundër çdo sëmundjeje të rëndë nga varianti i ri Omicron i virusit, tha shefi ekzekutiv i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin.
Gjatë dy javëve të ardhshme do të përfundojnë testet laboratorike për të analizuar gjakun e njerëzve që kishin dy ose tre doza të vaksinës Comirnaty të BioNTech-ut për të parë nëse antitrupat e gjetur në gjak çaktivizojnë Omicronin, duke hedhur dritë mbi mundësinë nëse do të nevojiten vaksina të reja.
“Ne mendojmë se ka të ngjarë që njerëzit të kenë mbrojtje thelbësore kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga Omicron”, tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin. Ai specifikoi si sëmundje të rënda ato që kërkojnë kujdes spitalor ose intensiv.
Sahin i tha agjencisë reuters se pret që testet laboratorike të tregojnë njëfarë humbje të mbrojtjes nga vaksina për shkak të Omicronit, por shkalla e asaj humbjeje ishte e vështirë të parashikohej.
Firma bioteknike po punon me shpejtësi për një version të përmirësuar të vaksinës së saj, megjithëse mbetet e paqartë nëse kjo është e nevojshme, shtoi ai.
Sahin tha se marrja e një vaksine të tretë përforcuese ka të ngjarë të japë një shtresë mbrojtjeje kundër infeksionit Omicron të çdo ashpërsie në krahasim me vetëm dy doza të vaksinës.
“Për mendimin tim nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. E vetmja gjë që më shqetëson për momentin është fakti se ka njerëz që nuk janë vaksinuar fare”, shtoi Sahin.
Besimi i rezervuar i BioNTech-ut është në kontrast me një ndjenjë alarmi të përcjellë nga shefi ekzekutiv i prodhuesit të vaksinave Moderna, Stephane Bancel.
Në një intervistë për Financial Times, ai ngriti mundësinë e një rënieje të ndjeshme të mbrojtjes kundër variantit të ri të coronavirusit nga vaksinat aktuale, duke shkaktuar shqetësime të reja në tregjet financiare për trajektoren e pandemisë. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë
"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin