Boston Celtics ka vazhduar formën fantastike këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Reklama

Ekipi i udhëhequr nga Brad Stevens nuk di për humbje në tetë sfidat e fundit, duke u futur në një seri fantastike.

Në ndeshjen e zhvilluar në TD Garden, Celtics kanë triumfuar me 10 pikë epërsi 105:95 ndaj Atlanta Hawks.

Jayson Tatum ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 38 pikë, 10 kërcime e tre asistime, duke shtuar edhe dy bllokada.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown me 17 pikë e nëntë kërcime tek skuadra fituese.

Trae Young ishte më efikasi tek Hawks me 30 pikë e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e skuadrës së tij. /Telegrafi/