LAJMI I FUNDIT:

Celine Dion testohet për coronavirus, detyrohet të shtyjë për në nëntor dy koncertet e parapara të mbaheshin këtë muaj

Celine Dion testohet për coronavirus, detyrohet të shtyjë për në nëntor dy koncertet e parapara të mbaheshin këtë muaj
Celine Dion (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, është detyruar të shtyjë datat e ardhshme të turneut në Washington, DC dhe Pittsburgh.

Pasi u raportua për një ftohje, 51-vjeçarja shfaqi simptoma dhe mjekët nën dyshim, e testuan atë për coronavirus.


Por për fat të mirë, testet e artistes rezultuan negative, shkruan Page Six.

Celine Dion (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

“Të hënën natën, një ditë pasi mbaroi një xhiro me gjashtë shfaqje në zonën e New York, Celine filloi të ndjejë simptomat e një ftohjeje të zakonshme”, shkruhet në një njoftim në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Simptomat vazhduan deri të martën dhe mjekët e saj e udhëzuan atë të pushonte për 5-7 ditët e ardhshme. Pasi e testuan, mjekët arritën në përfundimin se virusi i saj nuk kishte lidhje me COVID-19”, thuhej në deklaratë.

Celine Dion (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

“Më vjen keq për zhgënjimin e fansave të mi në Washington DC dhe Pittsburgh”, shtoi Dion në një deklaratë. “Shpresoj se të gjithë e kuptojnë”, u shpreh më tej ajo.

Celine Dion e shtyu koncertin e saj të paraparë të mbahej më 11 mars në “Capital One Arena” për 16 nëntor të vitit 2020, dhe performancën e saj të 13 marsit në “PPG Paints Arena” për 18 nëntor 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori