LAJMI I FUNDIT:

Çeku futet në librin e rekordeve Guiness, zhytet në liqenin e ngrirë të Zvicrës – nuk përdori kostumin mbrojtës as bombolat me oksigjen

Çeku futet në librin e rekordeve Guiness, zhytet në liqenin e ngrirë të Zvicrës – nuk përdori kostumin mbrojtës as bombolat me oksigjen

Një zhytës nga Çekia ka vendosur një rekord të librin në librin Guiness, duke u zhytur 52.1 metra thellë në liqenin e ngrirë duke mos përdorur as kostumin mbrojtës nga temperaturat e ulëta.

David Vencl u zhyt nën shtrsën e akullit në liqenin zviceran Sils, duke arritur të vendosë një rekord të ri, transmeton Telegrafi.


Pa kostumin mbrojtës dhe bombolat me oksigjen, 40-vjeçari u zhyt në një thellësi prej 50 metra përmes vrimës së hapur në akull.

E pasi e arriti këtë rekord u dërgua në spital për kontroll, nga ku është konstatuar se trupi i tij nuk ka pësuar ndonjë dëmtim nga temperaturat e ulëta.

Kjo nuk është hera e parë që zhytës nga e mbarë botë provojnë një sfidë të tillë, por shumë prej tyre kanë përfunduar me lëndime dhe dëmtime në trup si pasojë e temperaturave të ulëta në ujin e ftohtë. /Telegrafi/