LAJMI I FUNDIT:

Çeferin: Ku ishte Manchester United para Ferguson, Juve ishte në Serie B, UEFA ka nevojë për klube si Atalanta e Galatasaray

Çeferin: Ku ishte Manchester United para Ferguson, Juve ishte në Serie B, UEFA ka nevojë për klube si Atalanta e Galatasaray

Presidenti i UEFA-s, Alexander Çeferin, ka folur në Kongres për Superligën e Evropës.

Ai ka thënë se garat e UEFA-s kanë nevojë për klube si Atalanta, Celtic, e Galatasaray.


“Garat e UEFA-s kanë nevojë për historitë e skuadrave si Atalanta, Celtic, Rangers ose Galatasaray. Na duhen klube të tillë, njerëzit duhet të dinë se gjithçka është e mundur, që të gjithë kanë një mundësi të fitojnë”.

“Klubet e mëdha të sotme nuk kanë qenë gjithmonë të tillë dhe nuk ka garanci se do të jenë në të ardhmen. Ku ishte Manchester United para Sir Alex Ferguson? E dini të gjitha. Ku ishte Juventus? Ishte në Serie B”, ka thënë Çeferin.

Tutje ai i ka kujtuar klubet që dikur e kane fituar këtë garë.

“Nëse klubet që kontrollonin futbollin dhjetëra vite më parë do të kishin vendosur të krijonin një Superligë, si do të kishte qenë? Do të kishin marrë pjesë Nottingham Forrest, Porto, Crvena Zvezda”.

“Futbolli ndryshon dhe klubet e mëdha sot duhet të kuptojnë se janë të mëdha falë UEFA-s, që ka mbrojtur rivalitetin dhe meritën sportive. Pa UEFA-n, kushedi ku do të ishin”, deklaroi i pari i UEFA-s.

Çeferin ka shtuar se dëshiron të flas me pronarët e klubeve angleze për t’iu treguar se kanë gabuar.

“Dua t’u flas pronarëve të 12 klubeve, dhe veçanërisht klubeve angleze: zotërinj, keni bërë një gabim të madh. Jeni akoma në kohë për t’u kthyer mbrapa”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori