LAJMI I FUNDIT:

CDU/CSU: Rruga drejt BE-së mbetet e hapur për Maqedoninë e Veriut

CDU/CSU: Rruga drejt BE-së mbetet e hapur për Maqedoninë e Veriut

Koalicioni qeveritar gjerman CDU/CSU konsideron se rruga e BE-së mbetet e hapur për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë edhe krahas verdiktit negativ nga mbledhja e javës së kaluar të Këshillit të BE-së në lidhje me hapjen e bisedimeve aderuese me të dy vendet.

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johan Vaderful dhe raportuesi parlamentar Christian Schmit, u bënë thirrje Shkupit dhe Tiranës që të vazhdojnë me reformat dhe t’i bindin të gjithë që dyshojnë se vendi i tyre është në BE.


“U bëjmë thirrje dy shteteve që ta kuptojnë votimin negativ të Këshillit Evropian si nxitje që t’i vazhdojnë të gjitha orvatjet reformuese. Nëse dy vendet mbeten në kurs, Parisi nuk do të mund t’i ndalojë negociatat për aderim për herë të dytë. Gjermania e mbështet dhe qëndron prapa perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thotë Vadeful.

Christian Schmit, konsideron se vendimi negativ i Këshillit Evropian duhet me kohë të shqyrtohet.

“Rruga e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe lidhjet me Bashkimin Evropian nuk guxojnë të jenë të bllokuara. Ne qëndrojmë të bindur se në BE ka vend për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nëse i plotësojnë kriteret. Kjo përfundimisht përfshin edhe fillim të bisedimeve aderuese. Duhet të pranohen arritjet e vendeve – ndryshimi i emrit dhe reforma gjithëpërfshirëse e gjyqësisë, ndërsa ato duhet të vazhdojnë t’i zbatojnë reformat dhe t’i mënjanojnë mungesat. Nëse BE-ja nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, forca tjera do ta bëjnë sferë të tyre të ndikimit. Ndërsa, askush me të vërtetë nuk e dëshiron këtë”, thotë Schmit, në deklaratën e publikuar në web faqen e CDU/CSU./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori