LAJMI I FUNDIT:

Çdo marrëveshje paqeje do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para fillimit të agresionit, ka thënë Zelensky

Çdo marrëveshje paqeje do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para fillimit të agresionit, ka thënë Zelensky

Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para fillimit të agresionit, ka thënë presidenti i Ukrainës.

Duke folur për një institut në Londër, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ky ishte minimumi që vendi i tij mund të pranonte, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Ai theksoi se ishte lideri i “Ukrainës, jo i një mini-Ukraine”.

A ka ndryshuar pozicioni i Gjermanisë në raport me Rusinë, pas agresionit ndaj Ukrainës?
Lexo po ashtu A ka ndryshuar pozicioni i Gjermanisë në raport me Rusinë, pas agresionit ndaj Ukrainës?

Por ai nuk e përmendi Krimenë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Ndërkohë Rusia aktualisht po lufton për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Mariupol.

Atje ka ende forca ukrainase së bashku me disa civilë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të qytetit juglindor, i cili i është nënshtruar një sulmi të furishëm rus.

Marrja përfundimisht e Mariupolit do të ishte arritja më e madhe e Rusisë në dy muajt e luftës dhe do t’i jepte presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, diçka për të festuar më 9 maj, që është “Dita e Fitores” në Rusi – ditën kur vendi shënon fitoren sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithatë, duke folur nga Kievi për institutin Chatham House në Londër, Zelensky tha: “Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi duhet të jetë rikthimi i situatës që nga 23 shkurti” – duke iu referuar një dite para fillimit të agresionit rus mbi Ukrainë.

'Vetëm imagjinojeni ferrin': Zelensky përshkruan situatën në Mariupol, vlerëson guximin e luftëtarëve që po përgatiten për 'betejën përfundimtare'
Lexo po ashtu 'Vetëm imagjinojeni ferrin': Zelensky përshkruan situatën në Mariupol, vlerëson guximin e luftëtarëve që po përgatiten për 'betejën përfundimtare'

“Unë u zgjodha nga populli i Ukrainës si president i Ukrainës, jo si president i një mini-Ukraine. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, ka shtuar ai.

Referenca për situatën e 23 shkurtit sugjeron se Ukraina mund të mos insistojë në rimarrjen e Krimesë përpara se të bëjë paqe me Rusinë. Gadishulli u aneksua nga Rusia tetë vjet më parë.

Në këtë drejtim Zelensky bëri thirrje për rifillimin e dialogut diplomatik midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Pavarësisht faktit se ata shkatërruan të gjitha urat tona, unë mendoj se jo të gjitha urat janë shkatërruar ende, në mënyrë figurative”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori