LAJMI I FUNDIT:

​Çdo e pesta veturë e shitur në Gjermani në vitin 2019 është Volkswagen

​Çdo e pesta veturë e shitur në Gjermani në vitin 2019 është Volkswagen

Në Gjermani, mbi 3.5 milionë vetura të reja u shitën në vitin 2019, me 5.1% rritje nga viti 2018.

Më të kërkuarat ishin modelet Volkswagen, kështu që 667,518 vetura u shitën vitin e kaluar, sipas të dhënave të mbledhura nga focus2move.com.


Në vendin e dytë është Mercedes me 339,185 automjete të dorëzuara, ndërsa i treti është Ford me 279.719 makina.

BMW gati sa nuk humbi pozicionin numër tre, duke dorëzuar 279,243 automjete në vitin 2019, ndërsa Audi është në pozitën e pestë me 267.195 makina të shitura.

Ndër dhjetë kryesorët janë Opel, Skoda, Seat, Renault dhe Hyundai. Marka më e shitur japoneze për 2019 ishte Toyota, në vendin e 12-të (84,498 njësi të shitura), dhe çuditërisht, ishte pikërisht pas saj, në vendin e 13-të Dacia (80.035).

Përmbledhur nga grupi i makinave, Grupi Volkswagen është i pakrahasueshëm, me 1.314.397 automjete të shitura ose 36.54% të pjesës së tregut, kështu që nuk është i papritur fakti që çdo e pesta veturë e shitur në Gjermani për 2019 ishte e markës Volkswagen. /kp/Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Motori i ri i Ferrari FXX – V12 – po del në ankand

Motori i ri i Ferrari FXX – V12 – po del në ankand

Auto
Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Auto
​Porsche po del në bursë, investitori kryesor i mundshëm dihet

​Porsche po del në bursë, investitori kryesor i mundshëm dihet

Auto
Kalo në kategori