Nga frika e “pasigurisë” që rrethon menaxhimin e Twitter-it të Elon Musk, CBS News njoftoi se do të pezullonte përdorimin e saj të faqes së mediave sociale.

CBS News është divizioni i lajmeve i shërbimit televiziv dhe radiofonik amerikan CBS.

Dhe CBS News është një nga entitetet e para të mediave kryesore që largohen nga Twitter pas kërcënimeve nga shumë kritikë të Musk për t’u larguar nga platforma sapo miliarderi i Tesla-s të merrte drejtimin e kompanisë, përcjell Telegrafi.

Rrjeti i lajmeve konfirmoi lëvizjen gjatë episodit të së premtes të “CBS Evening News with Norah O’Donnell”.

Mbulimi filloi me raportimin për dorëheqjet masive të punonjësve të ofenduar nga “ultimatumi” i Musk nga fillimi i kësaj jave.

Reklama

Në përpjekjen e tij “për të përmirësuar kompaninë”, njeriu më i pasur në botë u dërgoi email të gjithë punonjësve duke u kërkuar atyre të angazhohen për një ngarkesë pune “jashtëzakonisht të vështirë” ose të largohen nga kompania.

Reklama

“Ultimatumi”, siç e quajtën shumë njerëz të pakënaqur, shkaktoi reagime nga shikuesit që sulmuan kompaninë nën drejtimin e Musk, disa e quajtën atë një “peizazh ferri”. /Telegrafi/