LAJMI I FUNDIT:

Çaushi i VV-së premton rritje të buxhetit për shëndetësinë në Gjakovë (Video)

Çaushi i VV-së premton rritje të buxhetit për shëndetësinë në Gjakovë (Video)

Kandidati i VV-së për Gjakovë, Driton Çaushi, ka thënë se ajo çka synojnë të bëjnë është të vazhdojnë punën aty ku qytetarët kanë kërkesat dhe mangësitë më të mëdha.

“Ne do të mbesim modest gjatë kësaj fushate, nuk do të japim premtime të cilat nuk mund t’i realizojmë” ka thënë Çaushi, në “Debat D” në RTV Dukagjini


Ai ka theksuar se ata synojnë që ajo që i takon komunës ti ofrohet qytetarit, duke u fokusuar te shërbimet shëndetësore.

“Arsimi po ashtu nuk është në nivelin që duhet të jetë. Do të kemi edhe plane të reja rregullative”, ka thënë Çaushi. /Telegrafi/