Çarshia e Shkupit gjatë periudhës së fundit ka qenë pjesë e agjendave ditor të më shumë funksionarëve të lartë shtetëror. Në prag të referendumit, nëpër kalldrëmin e saj javëve të fundit pothuajse ka kaluar i gjithë kori diplomatik. Ndonëse kryeministri Zoran Zaev dhe kabineti i tij gati për çdo ditë kanë qëndruar në Çarshi, mirëpo vizita e cila bëri më tepër bujë ishte ajo e përfaqësues së lartë të Bashkim Evropian, Federica Mogherinit, shkruan gazeta Koha.
Defilimi i shumë funksionarëve të lartë shtetëror të vendit tonë, por edhe të huajve nëpër rrugicat e çarshisë, tregon qartë se ky kompleks historik ka peshë të madhe kulturore. Megjithatë, realiteti në të cilën për momentin gjendet dhe zhvillohet Çarshia e Shkupit, fatkeqësisht i ngjanë një anarkie të plotë. Për shumicën e esnafit të Çarshisë, prezenca e pushtetarëve nuk është një tregues se diçka mund të përmirësohet në këtë pjesë historike të Shkupit.
Keqpërdorimi i imazhit të Çarshisë për arritjen e një qëllimi të caktuar, siç shprehen dyqanxhinjtë, vazhdon të bëhet vit pas viti. Ndërkohë kujdesi institucional dhe sundimi i Ligjit në këtë anë të kryeqyteti pothuajse fare nuk ekzistojnë. Mungesa e pastërtisë, sigurisë dhe ndriçimit në orët e natës përfshinë vetëm një pjesë të kaosit që funksionon në këtë pjesë të Shkupit. Nga ana tjetër, rrënimi i objekteve historike dhe ngritja e “kullave” brenda natës, respektivisht uzurpimi i hapësirës publike paraqet temë në vetë.
Njëri prej zërave më kritik kur bëhet fjalë për statusin e Çarshisë së Shkupit dhe gjendjes së tij, pa dyshim është esnafi i moçëm Diamant Nagavci.
Kur flet për situatën e viteve të fundit në Çarshi, ai për gazetën KOHA, shprehet i zhgënjyer për degradimin që i bëhet këtij monumenti historik. Fluksin e madh të pushtetarëve në çarshi, Nagavci e ndërlidh me pronën të cilën shteti vazhdon të ketë në posedim, gjegjësisht ai shton se Maqedonia nga vitet e 90-ta e këndej me qëllim apo pa qëllim nuk ka përpiluar asnjë program për ri ngritjen e këtij kompleksi.
“Çdo tridhet vite, Çarshia kalon nëpër disa faza të rënies, ngritjes (shkëlqimit), respektivisht shkatërrimit dhe ndërtimit. Fatkeqësisht, edhe pse kjo nuk duhet të ndodhë, megjithatë zhvillimet politike brenda në shtet dhe rajon kanë ndikuar shumë që kjo qendër e dikurshme ekonomike të dëmtohet skajshmërish. Për momentin jemi duke kaluar fazën kur pushtetet si ky i sodit dhe ato të mëhershmit nuk kanë plan të ndërtimit të një Strategjie për funksionimin e plotë të saj. Faji i shtetit në krijimin e këtij kaosi në Çarshi është se një pjesë bukur e mirë e dyqaneve janë në pronë e saj, pastaj pronë e Bashkësisë Fetare Islame dhe një pjesë tjetër në pronë të Kishës Ortodokse, gjegjësisht me keqpërdorimin e këtyre pronave është krijuar edhe kaosi urban dhe ai kulturor”, thotë Nagavci.
Ndryshe, në vitin 2008 në Parlament i miratua Ligjit për mbrojtjen e Çarshisë së Shkupi si pjesë posaçme e trashëgimisë kulturore. Qëllimi primar i këtij Ligji, siç njoftuan atëherë zyrtarët, ishte mbrojtja e atyre objekteve me rëndësi të veçantë kulturore, mbikëqyrje e punimeve dhe zhvillimeve të përgjithshme që lidhen me të kaluarën e saj historike. Por, opinioni gjatë këtyre 15 viteve të kaluara është dëshmitar se në Çarshi janë shkelur e dispozita të shumta ligjore dhe procedura të ndryshme gjatë revitalizimit apo ndërtimit të objekteve të reja./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës