Djajtë e Kuq pësuan tri humbje (West Brom, Liverpool dhe Manchester City) në gjashtë ndeshjet e para të Ligës Premier, mirëpo ngadalë u kthyen dhe në fundjavën që shkoi e mposhtën liderin Arsenal.

Tash ata janë vetëm pesë pikë larg vendit të parë dhe futbollisti anglez mendon se skuadra e tij është një pozitë të mirë.


“Pas një fillimi shokues, nuk jemi në një pozitë të keqe. Në fakt, neve asnjëherë nuk na humbi disponimi”.

“Ishim të frustruar me paraqitjet tona dhe rezultatet. Por duhet të kesh durim dhe të besosh te vetja. E dinim se kishte kohë. Akoma ka shumë kohë”, ka deklaruar Carrick. /Telegrafi/

telegrafi sport app