LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Kujdesi i barabartë të rregullohet me ligj (Video)

Carovska: Kujdesi i barabartë të rregullohet me ligj (Video)

Për shkak se nuk mund të mbajnë kontakte normale me fëmijët e tyre dhe konsiderojnë se janë të diskriminuar, iniciatorët e Nismës për të drejta të barabarta të prindërve pas divorcit, në fillim të vitit 2019, në Kuvend do të dorëzojnë kërkesë për ndryshime në Ligjin për Familje. Disa prej kërkesave do të jetë që prindërit të kalojnë kohë të barabartë me fëmijët dhe së bashku të vendosin për shëndetin dhe arsimin e fëmijës.

Përfitimet për fëmijët janë të mëdha, respektivisht fëmijëve u minimizohet humbja e njërit prej prindërve. Ata nuk janë pjesë e procedurës së divorcit, nuk janë mjet për të bërë “pazar” mes dy ish-partnerëve, tha Naum Ribaroski ,Nisma për të drejta të barabarta të prindërve.


Gjatë shkurorëzimit, prindërit në Maqedoni më së shpeshti nuk arrijnë të merren vesh. Ministrja Mila Carovska, thotë se nëse çifti i divorcuar ka pasur kapacitet për të bërë një fëmijë, atëherë duhet ta ketë kapacitetin e njëjtë për t’u divorcuar. Carovska shpjegon se do të ishte më e mirë nëse prindërit dakordohen mes vete, e jo që ata si ministri të vihen në pozicion të marrin vendime, me të cilat i detyrojnë prindërit me të drejtat dhe obligimet e tyre. Sipas Carovskës, askush nuk duhet t’i tregojë prindërit se si të sillet me fëmijën e tij.

“Maqedonia si sistem, me të vërtetë ka modele të vjetërsuara të rregullimit të pikëpamjeve dhe zgjidhjeve. Ligjet nuk janë pengesë, por praktika është ajo mbi të cilën duhet punuar. Zakonisht, sillen vendime që fëmija të rri më shumë te njëri apo tjetri prind. Ai sistem zbatohej më parë, për shkak të stabilitetit dhe paqes në një shtëpi për një kohë më të gjatë. Por, tendencat botërore janë se atje ku ka kushte, nuk ka dhunë, keqpërdorim dhe manipulim të fëmijëve. Merret vendim që të dy prindërit, në vend që të paguajnë alimentacion, të kalojnë kohë të njëjtë dhe të kenë resurse dhe shpenzime të përbashkëta për fëmijën e tyre”, tha Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

TV21 e kontaktoi edhe Shoqatën “Edna Mozhe”, prej ku na thanë se nënat duhet të kujdesen për fëmijët, por për shkak të frikës nga dhuna nuk duan të flasin para kamerës.

Nuk jemi vetëm ne baballarët, kemi edhe nëna të cilat janë të prekura me të drejtën e kujdesit të barabartë prindëror 50:50. Ata na shohin vetëm si baballarë që janë mbledhur dhe kërkojnë të drejta si baballarë. Nuk e justifikojmë dhunën, tha Borko Hristov ,Nisma për të drejta të barabarta të prindërve.

“Në propozimin tonë, janë të përjashtuar të gjithë prindërit që nuk duan, nuk munden, që janë të varur, që vuajnë nga sëmundje mendore dhe ata që janë dënuar për dhunë në familje”, tha Naum Ribaroski, Nisma për të drejta të barabarta të prindërve.

Vendet skandinave, Franca dhe Belgjika dy dekada më parë e miratuan modelin e kujdesit të barabartë prindëror./Rtv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori