Derisa jemi afër Ditës së të Dashuruarve, shumë prej yjeve ndërkombëtare kanë filluar të pranojnë dhurata.

Cardi B është njëra prej tyre, e cila edhe në përditshmëri 'llastohet' me dhurata nga bashkëshorti i saj, Offset, shkruan Daily Mail.


Ajo tashmë është parë duke udhëtuar në një vend, ku rezidenca ku po qëndron ishte e mbushur me lule dhe balona.

39235066 9256127 image m 27 1613187927431

Por, në rrjete sociale ajo nuk ka lënë pa ndarë opinion rreth kësaj dite, ndërsa mesazhi i saj ishte interesant.

Sipas reperes, meshkujt duhet të jenë ata që duhet të shpenzojnë më shumë për dhuratat ndaj të dashurave të tyre.

39235416 9256127 image a 28 1613188466330

"Meshkujt meritojnë të kenë dhurata për Ditën e të Dashuruarve, por duhet të jetë më e lirë se ajo e vajzave. Kështu, nëse ai ju blen lule, ju bleni bari", është shprehur ajo.

Artistja nuk la pa përmendur as mijëra dollarë që Offset kishte shpenzuar për të, kryesisht në aksesorë. /Telegrafi/

39235420 9256127 image a 29 1613188701579