LAJMI I FUNDIT:

Cardi B fshin llogaritë e Twitter dhe Instagram pas përplasjes me fansat për mospjesëmarrjen në “Grammy Awards”

Cardi B fshin llogaritë e Twitter dhe Instagram pas përplasjes me fansat për mospjesëmarrjen në “Grammy Awards”

Cardi B është larguar nga rrjetet sociale.

Reperja 29-vjeçare fshiu llogaritë e saj në Twitter dhe Instagram të dielën në mbrëmje (3 prill) pasi u përplas me fansat për mospjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy 2022”.


“Po e fshij Twitterin tim, por oh Zot e urrej këtë bazë fansash budallenj”, shkroi Cardi, sipas Billboard që kapi mesazhet e saj përpara se të fshihej llogaria e saj.

Foto: Getty

“Ju i keni dumbastet e ngadalta që tërhiqnin zvarrë fëmijët e mi, sepse të gjithë menduat se do të shkoja në Grammy dhe nuk shkova?”, ajo vazhdoi në një tjetër postim.

“Kur në dreq e lash të kuptohej se po shkoja? Thjesht budallaqe. Nuk mundem. Më duhet të mbroj veten”, ka shkruar reperja.

Në një tjetër postim në Tëitter, Billboard raportoi se Cardi B i pyeti edhe një herë fansat se kur u dha atyre idenë se do të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku ishte e nominua për ‘performancën më të mirë rap’, të cilin ajo humbi nga Baby Keem dhe Kendrick Lamar “Family Ties” përpara transmetimit të Grammy, shkruan People.

“Ku dhe kur kam dhënë ndonjëherë sugjerime? A jeni mirë? Unë nuk do të shkoj në një ceremoni të çmimeve nëse nuk kam një këngë të re për të interpretuar ose nëse albumi im nuk del”, ka shkruar Cardi B.

Foto: Getty

Cardi B më pas u shpjegoi fansave në një tjetër postim në Twitter se ajo nuk ishte as në Las Vegas, qyteti ku po mbahej “Grammy Awards”.

Më vonë të dielën në mbrëmje, Cardi B u shfaq në një video live në Instagram, ku ajo trajtoi situatën në Twitter dhe mospjesëmarrjen në “Grammy”.

Cardi B bëhet artistja e parë femër që çdo këngë e një albumi është certifikuar si 'platinum'
Lexo po ashtu Cardi B bëhet artistja e parë femër që çdo këngë e një albumi është certifikuar si 'platinum'

Nëna e dy fëmijëve tha gjithashtu se ishte e zënë me punë, gjë që ishte një tjetër arsye pse nuk mori pjesë së ceremoni.

Sipas Billboard, Cardi B ka bërë një pushim nga Twitter edhe në dy raste të mëparshme – një herë në tetor 2020 dhe një herë tjetër më vonë në mars 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori