LAJMI I FUNDIT:

Canon prezanton dy rebelë të avancuar!

Canon prezanton dy rebelë të avancuar!

Prodhuesi i njohur i foto-aparateve dhe kamerave digjitale, Canon, me lansimin e modeleve Canon EOS Rebel T3 dhe the EOS Rebel T3i ka shtuar edhe dy modele të reja DSLR në linjën e saj të aparateve fotografike, që ofrojnë shumë më shumë se sa vetëm fotografi të kualitetit të lartë.

Modeli Canon EOS T3 karakterizohet me kamerën prej 12.1 sensor pikselëve, procesorin Digic IV, incizimin 3fps, përzgjedhjen inteligjente të skenave, si dhe me mundësinë e incizimit të videove HD në720p dhe 25 deri në 30 këndeve për sekondë.

Ndërsa, modeli Canon EOS Rebel T3i posedon sensorin CMOS me 18 mega-piksel, sensorin e njëjtë sikurse në modelin Canon 60D, ISO 6400, 3.7 fps me mundësi të incizimit të fotografive në 6RAW dhe 34 imazheve .jpg.


Ky model ka edhe aftësinë e incizimit të videove Full HD në 1080p, në 24, 30 apo 25 kënde për sekondë.

Dy modelet e reja të Canon do të paraqiten në treg gjatë muajit mars, ndërsa çmimi i Canon EOS T3i do të jetë 799 dollarë, pa objektivin, ndërsa 899 dollarë me 18-55 mm objektiv. / Telegrafi /