LAJMI I FUNDIT:

Canon lanson serinë e re Legria FS400

Canon lanson serinë e re Legria FS400

Kompania Canon ka lansuar serinë e re, tani për tani, të kamkorderëve më të vegjël me definicion standard (SD) Legria FS400, të cilët paraqesin një përzierje të dizajnit të përshtatur në mënyrë stilistike për bartje në xhep dhe kualitet me renome të pamjes.

Trashëguesit e serisë FS300, modelet e reja Legria FS46 e Legria FS406, ofrojnë karakteristika të avancuara në formatin i cili u lejon menaxhim të lehtë edhe përdoruesve më me përvojë që të incizojnë pa mundim dhe ndajnë momentet e veçanta.


Seria Legria FS400 ofron karakteristika të shumta të avancuara, përfshirë procesorin DIGIC DV II, video objektivin origjinal të Canon si dhe zmadhim të fuqishëm falë zoom-it të avancuar prej 41x. /Telegrafi/