LAJMI I FUNDIT:

Canetti dhe Walser – letrat dhe letërsia

Canetti dhe Walser – letrat dhe letërsia
Ilustrim

Elias Canetti është njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj hebrenj të shekullit XX.

U lind në Ruse të Bullgarisë. Ruse është një qytet në breg të Danubit, në anën tjetër është Rumania. Falë Danubit Ruse ka qenë i lidhur me anije me Evropën Perëndimore edhe në vitin 1905, kur u lind Canetti.


Në veprën e tij të madhe – romane, ese e udhëpërshkrime – Canetti kujton fëmijërinë në qytetin e tij të lindjes dhe shumëllojshmërinë etnike me sllavë, rumunë, turq e shqiptarë.

Gjatë jetës së tij Canetti ka jetuar në Britaninë e Madhe, në Austri dhe në Zvicër. Vdiq në vitin 1995 në Cyrih. Është i varrosur pranë James Joycit, një shkrimtari tjetër shtegtar irlandez.

Pasi janë botuar e ribotuar të gjitha veprat letrare të Canettit, tani s’ka mbetur gjë tjetër përveç se të botohet edhe letërkëmbimi i tij. “Süddeutsche Zeitung” boton një recension jo aq entuziast për letërkëmbimin e sapo botuar të tij. Në 866 faqe mund të lexohen letrat që shkrimtari dërgoi mes viteve 1932-1994.

Në një recesion tjetër “Süddeutsche Zeitung” harxhon pak rreshta mbi librin më të ri të Martin Walserit, shkrimtarit të madh gjerman, i cili në mars feston ditëlindjen e 92-të. Walser nuk shkruan prej vitesh ndonjë vepër të madhe. Edhe kësaj radhe ai e kap lexuesin për fyti me poezi mbi fundin e jetës, vetminë, natyrën dhe stinët, politikën, vendlindjen, kolegët, sëmundjet dhe “armiqtë” në rubrikat e kulturës të gazetave. Në një varg Walser tregohet ksenofon: “Sa më shumë që dashuron dikë / aq më shumë ai meriton dashurinë tënde”. /Dialog Plus/