LAJMI I FUNDIT:

Çanak: Serbët në Kosovë armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Çanak: Serbët në Kosovë armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Nenad Çanak ka pohuar se serbët në Kosovë po armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

Ish-politikani i Serbisë  ka përmendur Bosnjën, Kosovën e Malin e Zi si shtete ku po hyn armatimi i prodhuar në shtetin serb.


Kontrabanda me armë nga Serbia, akuza e re që Kisha Serbe e mohon
Lexo po ashtu Kontrabanda me armë nga Serbia, akuza e re që Kisha Serbe e mohon

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës”, shkroi ai në platformën X.

Kujtojmë se Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, kishte ngritur alarmin edhe në parlament, më 4 korrik, se armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

“Në Qeveri [të Britanisë së Madhe] janë të vetëdijshëm, me ushtarët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se armët po kontrabandohen përmes kufirit në kishat ortodokse me autoambulanca. Kur trupat tona përpiqen të marrin leje për të shkuar t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që merret leja, shih befasinë, autoambulanca shfaqet në kishë dhe nxjerr përsëri armët”, ishte shprehur Kearns.

Në një rezolutë të marsit 2022, Parlamenti Evropian deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe promovon Rusinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e vlerësuar këtë si shqetësuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori