LAJMI I FUNDIT:

Caktohen datat e Maturës Shtetërore

Caktohen datat e Maturës Shtetërore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore për afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, pjesa e parë e Maturës Shtetërore do të mbahet nga data 5 deri më 8 qershor 2019, ndërsa pjesa e dytë nga data 19 deri më 22 qershor 2019.


Provimi do të mbahet në katër lëndë, tri nga të cilat obliguese dhe një me zgjedhje nga vetë nxënësit.

Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e lëndëve me zgjedhje për të gjitha gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional, e që janë lëndët: fizikë, kimi, biologji, informatikë, gjeografi, histori, sociologji, psikologji, ekonomi me ndërmarrësi, edukatë qytetare, histori e artit, teori e muzikës dhe harmoni.

Në vendimin e ministrit Bytyqi bëhet e ditur se tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione bëhet më 3 qershor 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori