LAJMI I FUNDIT:

Çaktivizohet eksplozivi i gjetur nga policia

Çaktivizohet eksplozivi i gjetur nga policia

Policia e Kosovës ka arritur ta tërheq mjetin e dyshuar shpërthyes në afërsi të fshatit Mazgit, në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


Policia gjen 15 kilogramë eksploziv një ditë para formimit të Ushtrisë
Lexo po ashtu Policia gjen 15 kilogramë eksploziv një ditë para formimit të Ushtrisë

“Rreth orës 20:00 nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, është tërhequr mjeti i dyshuar (dyshohet të jetë eksploziv). Rruga Prishtinë-Mitrovicë është liruar për qarkullim dhe me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/