LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: Dardan Sejdiu i preferuari i Uran Ismailit për nënkryetar të Prishtinës

Cakolli: Dardan Sejdiu i preferuari i Uran Ismailit për nënkryetar të Prishtinës

Dardan Sejdiu për disa vite ishte aktiv në Vetëvendosje e më pas në PSD. Ai mbajti pozita të rëndësishme në Kuvend e Komunë të Prishtinës, por prej disa vitesh ai nuk është aktiv në politikë.

Ish-nënkryetari i Prishtinës u shqyrtua nga PDK-ja për t’u rikthyer në këtë pozitë pasi PDK ka një marrëveshje me LDK-në në kryeqytet.


Një propozim të tillë sipas anëtarit të Kryesisë së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli e kishte bërë vet kryetari i degës Uran Ismaili, por Cakolli tregon pse ai personalisht e kundërshtojnë një propozim të tillë.

“Qytetarët e Prishtinë janë dëshmitarë se qeverisje 8-vjeçare e drejtuar nga Spend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu është sinonim i dështimit, degradimit dhe shkatërrimit të kryeqytetit. Tash të tentohet që njëri prej eksponentëve kryesor të asaj qeverisje dështuese  të instalohet si përfaqësues i PDK-së është skandaloze dhe e papranueshme”, deklaroi Cakolli për RTV Dukagjinin.

“Definitive nuk ka asgjë, por ka individë brenda PDK-së duke filluar prej kryetarit të Degës në Prishtinë që kanë dhënë indikacione se Dardan Sejdiu është i preferuar për nënkryetar të Prishtinës”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Arben Gecaj, thotë se prurjet e reja në PDK janë të mirëseardhura por sipas tij ata duhet të jenë figura të pastërta në raport me paranë publike.

Mirëpo vet Sejdiu e ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

“Tash e sa ditë emri im është përfol për Nënkryetar të Prishtinës. Si propozim i mundshëm do të më nderonte duke e marrë parasysh dashninë që e kam për qytetin dhe punën që e kam bërë në të kaluarën në komunë. Por, unë nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës”, shkroi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori