LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës

Cakaj: Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka pritur në takim të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftë në Kosovë Vasfije Krasniqi dhe drejtorin e organizatës joqeveritare “Drejtësi për të Gjithë”, Nafi Krasniqi.

Cakaj nga afër është njoftuar me kauzen për madhore të zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë dhe promovimin e vlerave dhe lirive themelore në përgjithësi.


“Pajtohem plotësisht me pikëpamjen e tyre Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike. Vendosja e drejtësisë së plotë dhe procesi i pajtimit të qëndrueshëm përbëjnë interes jetik për rajonin në tërësi’, tha Cakaj, përmes një postimi në Facebook.

Cakaj shtoi se të gjithë së bashku duhet të punojnë së bashku në funksion të kësaj kauze.

“Puna në funksion të kësaj kauze na detyron të gjithëve së bashku në përgjithësi dhe secilin prej nesh në veçanti. Mbetem tejet i frymëzuar nga kurajo e tyre për të rrëfyer të vërtetën pavarësisht pasojave dhe për të punuar përmbajtësisht në shërbim të drejtësisë si faktor thelbësor i pajtimit”, shtoi Cakaj.

“Ndaj, do ta mbështesë këtë kauzë në vazhdimësi dhe në mënyrë sistematike, sikundër Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë pakursyer Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare 🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar Cakaj. /Telegrafi/