Caca Nikollovska: Nuk duhet nxituar me ndryshimet ligjore për nënshtetësinë e dyfishtë për funksionarët

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska në një deklaratë për "Alsat" thotë se nuk duhet nxituar me ndryshimet ligjore me të cilat u ndalohet deputetëve të kenë shtetësi të dyfishtë e sidomos me vendosjen e masës restriktive për deputetët aktualë, meqë kjo nuk është në përputhje me standardin juridik të kontinuitetit juridik.
Kur miratohet ndonjë ligj i cili do të godet në shumë segmente të jetës shoqërore, ju këtë të drejtë e keni lejuar, tani atë të drejtë e shfuqizoni, duhet të jepni sqarim të madh pse është ajo ashtu që të mundet edhe qytetari i thjeshtë dhe personi i përfshirë të mendojë çfarë më tej”.
“Standardi është nëse është më e pranueshme dhe më e drejtë atëherë mundet, por këtu keni sjellje restriktive e cila drejtpërdrejtë do të ndikojë në disa marrëdhënie të cilat janë krijuar në kohën kur ky ligj nuk ka qenë në fuqi. Kështu që shteti ligjor, kontinuiteti juridik e kërkon atë standard të zbatohet”, thotë Margarita Caca Nikollovska, ish gjyqtare në Strasburg.
Sipas rregullativës aktuale, Maqedonia e Veriut u lejon qytetarëve të saj shtetësinë e dyfishtë dhe kjo rregullohet me nenin 2 të Ligjit për Nënshtetësi.




















































