LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi vizitoi gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë

Bytyqi vizitoi gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë

Në kuadër të vizitave që po u bën shkollave të Kosovës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot ka vizituar gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

Në ditën e dytë të fillimit të vitit të ri shkollor, ministri Bytyqi, fillimisht i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për një vit të mbarë shkollor, vit ky, për të cilin tha se do të jetë një vit i sukseseve në të gjitha shkollat e Kosovës.


Në bashkëbisedim me mësimdhënësit e Gjimnazit, ministri Bytyqi u shpreh i kënaqur që gjendet në këtë shkollë, e cila është me traditë dhe ka nxjerrë gjenerata të tëra intelektualësh.

Në vazhdim, ministri Bytyqi theksoi se nga vizitat që po bën nëpër komuna dhe nëpër shkolla, po vërehet një mobilizim i përgjithshëm i autoriteteve komunale, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve. “Kjo na obligon që të angazhohemi më shumë drejt përmbushjes së synimeve për një arsim më cilësor”, tha ai.

Duke folur për punën e mësimdhënësve, ministri Bytyqi tha se, ata nuk janë vetëm të punësuar, por profesioni i mësimdhënësit është i shenjtë dhe kërkon më shumë angazhim për të arritur suksese.

Ministri Bytyqi, po ashtu, u shpreh i gëzuar që ndodhet në objektin e renovuar të këtij gjimnazi. “Ky renovim është bërë për të krijuar kushte të mira për të gjithë nxënësit dhe ne duhet të vazhdojmë që të krijojmë ambiente të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë”, citohet te ketë thënë ministri.

Ne, theksoi Ministri, do të vazhdojmë të kemi angazhime të tilla së bashku me Drejtoritë Komunale të Arsimit. “Por, nuk është vetëm krijimi i kushteve ajo që duhet të bëjmë ne. Nevojitet një angazhim i gjithanshëm në çdo aspekt, në mënyrë që të arrijmë rezultatet që dëshirojmë”.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi tha se i gëzohet edhe faktit që shumë nxënës të kësaj shkolle arrijnë të pranohen në universitete të njohura evropiane dhe të përfitojnë bursa nga këto vende, për të cilën gjë i përgëzoi mësimdhënësit për punën që bëjnë për të përgatitur këta të rinj.

Në fund, ministri Bytyqi premtoi angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo kërkesë që ka kjo shkollë, por edhe shkollat tjera në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori