LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës së re në Tërrnje të Suharekës

Bytyqi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës së re në Tërrnje të Suharekës

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/20, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë inauguruar objektin e ri të shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Tërrnje të Suharekës.

Ministri Bytyqi, pasi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për fillim të mbarë të vitit shkollor, ka thënë se përurimi i objektit të ri shkollor e bënë më të veçantë dhe më madhështor këtë fillimvit.

“Sot është një festë e madhe, sepse po e festojmë fillimin e këtij viti shkollor me inaugurimin e një objekti të ri shkollor. Nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve urime objekti i ri shkollor. Si Ministri jemi të obliguar që të angazhohemi për ta kompletuar këtë shkollë edhe me pajisjet tjera të nevojshme, në mënyrë që t’ua lehtësojmë punën mësimdhënësve dhe ta bajmë më të lehtë mësimnxënien për nxënësit tanë”, është shprehur ministri Bytyqi, thuhet në njoftimin për media.

Fillim të mbarë të vitit shkollor nxënësve dhe mësimdhënësve iu kanë uruar edhe kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori