LAJMI I FUNDIT:

Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë martohet në moshën 93-vjeçare

Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë martohet në moshën 93-vjeçare

Buzz Aldrin ka njoftuar se është martuar me “dashurinë e tij të gjatë” në ditëlindjen e tij të 93-të, duke thënë se ata të dy janë “aq të emocionuar sikur të rinj”.

Astronauti në pension – njeriu i dytë që shkeli ndonjëherë në Hënë – tha se ishte martuar me Dr. Anca Faur, e cila thuhet se është 63-vjeçare, në një ceremoni të vogël në Los Angeles, transmeton Telegrafi.


“Në ditëlindjen time të 93-të dhe ditën që do të nderohem gjithashtu nga “Living Legends of Aviation” kam kënaqësinë të njoftoj se unë dhe dashuria ime prej kohësh Dr. Anca Faur jemi martuar”, shkroi ai në Twitter.

Aldrin është martuar dhe divorcuar tre herë.

“Ne u bashkuam në martesën e shenjtë në një ceremoni të vogël private në Los Angeles dhe jemi po aq të emocionuar sa të rinj”.

Aldrin ndau dy foto nga dasma ku shfaqej Faur me një fustan me shkëlqim dhe vetë i veshur me një kostum, të dekoruar me një medalje dhe simbolin e tij të Forcave Ajrore.

Ai ka qenë pjesë e misionit hënor Apollo 11 në vitin 1969 ku shkeli sipërfaqen e Hënës së bashku me astronautin e ndjerë Neil Armstrong. Armstrong njihet si njeriu i parë që shkeli në Hënë. Ndërkaq, Michael Collins ishte po ashtu pjesë e misionit mirëpo qëndroi në orbitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori