LAJMI I FUNDIT:

Buxhovi flet për kërkesat e SHBA-së drejtuar Ibrahim Rugovës dhe LDK-së për UÇK-në gjatë viteve 90-ta

Buxhovi flet për kërkesat e SHBA-së drejtuar Ibrahim Rugovës dhe LDK-së për UÇK-në gjatë viteve 90-ta

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi ka deklaruar se në fillim të viteve të 90-ta është kërkuar prej SHBA-së që të shmanget lufta.

Buxhovi tha se në atë kohë punën e parë që e bëri LDK-ja ishte që kur kishin filluar punën disa grupe të mbrojtjes.


“Në atë kohë është kërkuar prej SHBA-ve që të shmanget lufta dhe ajo që e ka bërë në atë kohë Rugova, nuk ishte president se ai u zgjedhë president në prill të vitit 92′. Punën e parë që e bëri LDK-ja ishte që kur kishin filluar punën disa grupe të mbrojtjes, të vetëmbrojtjes siç quheshin diku 4 ose 5 grupe, ai i Drenicës e të tjerët me të cilët LDK-ja kishte njëfarë koordinimi sepse nëse ju kujtohet edhe vet Rugova kishte dy biseda me Remiz Alinë për ushtrimin e disa vullnetarëve që shkuan dy tri grupe atje ku ishte edhe Çeku, Adem Jashari, etj etj”, tha Buxhovi.

Ai më tej në emisionin “ResPublika”, tha se amerikanët dhe evropianët kërkuan që të ndalet kjo veprimtari ushtarake dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte marrë përsipër këtë.

“Amerikanët dhe evropianët kërkuan në mënyrë recidive që të ndalet kjo veprimtari dhe LDK-ja mori përsipër këtë, sado që nuk është shkruar shumë, unë e kam thënë këtë në Kosova librin 5 që t’i ndalë këtë veprimtari dhe profesor Fehmi Agani ka qenë përgjigjes për këtë veprimtari dhe ka shkuar edhe në Drenicë edhe në vi të të tjerëve është thënë që në njëfarë mënyre të ndërprehet kjo veprimtari t’i bëjmë përgatitjet në heshtje qysh janë quajtur atëherë këtë përgatitjet me oficerë por jo që të jenë përgatitje ushtarake”, theksoi Buxhovi.

Ndër të tjera historiani Jusuf Buxhovi foli edhe  për Lëvizjën Popullore duke thënë se deri ne vitin 1995 ka qenë pjesë e LDK-së.

“Ka pasur një kohë kur disa prej këtyre grupeve në njëfarë mënyre nuk iu kanë nënshtruar kësaj dhe kanë zhvilluar disa veprimtari. LPK-ja deri në fund të vitit 93′ dhe në fillim të vitit 94′ ka qenë pjesë e LDK-së por në njëfarë mënyre vazhdimisht ka shikuar në kuadër të kësaj interesat e veta, ato janë të ditura. LPK-ja ka kërkuar rezistencë të armatosura, të ketë një krah ushtarak dhe të tjera dhe ka qenë një koncept i tyre dhe nuk ka pasur asgjë të keqe në atë drejtim”,  deklaroi Buxhovi.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori