LAJMI I FUNDIT:

Butrinti menaxhohet nga të huajt

Butrinti menaxhohet nga të huajt

Parku Kombëtar i Butrintit do të menaxhohet nga një kompani britanike, e cila ka përvojë në planet e zhvillimit të siteve arkeologjike. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro thekson se të gjitha fitimet nga vizitorët ne Parkun Kombëtar te Butrintit, do të mbeten brenda lokacionit arkeologjik.

Puna për hartimin e planit të menaxhimit ka nisur, e kostoja për të është 250 mijë dollarë. Ky projekt menaxhimi do të implementohet menjëherë pas miratimit të Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore.