Dyshja e njohur e hip-hopit shqiptar, Buta dhe Ledri Vula, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar "Histori".

Kënga, e cila i përket zhanrit rap, shënon një tjetër bashkëpunim mes dy artistëve, të cilët ndër vite kanë sjellë hite të pandërprera dhe miliona klikime.


Si gjithmonë, kombinimi i stilit unik të Butës me ‘flow’-in e pandalshëm të Ledrit premton një tjetër sukses të garantuar.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistët, duke reflektuar autenticitetin dhe mesazhin e tyre artistik.

"Histori" është pjesë e albumit më të ri të Butës, "Pranverë/Verë 2025", një projekt i shumëpritur që pritet të dominojë skenën muzikore gjatë muajve të ardhshëm.

Me këtë bashkëpunim të fundit, Buta dhe Ledri tregojnë edhe një herë se janë ndër emrat e fortë të muzikës shqiptare, duke vazhduar të krijojnë hite që lënë gjurmë. /Telegrafi/