LAJMI I FUNDIT:

Bushati thotë se kufijtë Kosovë-Serbi duhet të shqyrtohen vetëm pas njohjes reciproke

Bushati thotë se kufijtë Kosovë-Serbi duhet të shqyrtohen vetëm pas njohjes reciproke

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është rreshtuar sërish kundër qeverisë, duke e ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi kufijve Kosovë-Serbi, nuk i shërben zhvillimeve të vendeve e as stabilitetit në rajon.

Para një auditori të mbushur me studentë, ish-shefi i diplomacisë shqiptare, tha se ai bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e sheh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon, në kurriz të një populli apo kombi tjetër.


“Për politikën shqiptare, pavarësisht kush ka qeverisur, ka qenë një konstantë respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Kështu që nuk besoj se do ketë politikan në Shqipëri që të mos respektojë integritetin territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do ketë njeri kurajën në Shqipëri të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar 30 vjet për fqinjin tjetër që është sot Maqedonia e Veriut”, ka thënë Bushati, raporton “OraNews”.

Ditmir Bushati me tej sqaroi diferencën e proceseve Shqipëri-Greqi dhe Kosovë-Serbi.

“Shqipëria dhe Greqia e njohin njëri-tjetrin, janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes sesi palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëri-tjetrën, Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk kanë të njëjtën fuqi dhe peshë sa i përket subjektivitetit juridiko ndërkombëtar dhe çdo proces që mund të jetë i natyrshëm sa i përket delimitimit të kufijve, ndonëse kufijtë tokësorë dhe detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhen vetëm pasi dy shtet e njohin njëra-tjetrën”, deklaroi ish-ministri Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm Shqiptar, thotë se Ballkani i ka thënë lamtumirë në një mënyrë a në një tjetër konflikteve ndëretnike, por po has në vështirësi përsa i përket shtet ndërtimit dhe shtetkonsolidimit demokratik.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori