Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për BBC në emisionin Newshour foli për vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë emigrantët nga Eritrea të cilët ndodhen në brigjet italiane.
Bushati sqaroi se “Shqiperia për asnjë moment nuk e sheh krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera”.
Duke iu referuar rastit, Bushati deklaroi se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, qofshin këto eritreas apo evropianë. Kjo është një krizë masive dhe asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm.
Intervista e plotë e Ministrit Bushati
BBC: Pse pranoi Shqipëria të marrë disa nga emigrantët nga Eritrea? Nuk është anëtare e BE-së, por aspiron të bëhet e tillë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Bushati: Është një vendim që e kemi bërë tashmë publik, pas diskutimeve të gjata me autoritetet italiane, të cilat na kërkuan mbështetje në këto përpjekje. Gjithashtu, përputhet me qëndrimin e Shqipërisë katër vite më parë, kur nisi kriza e refugjatëve, sipas të cilit të gjitha vendet e Europës, pavarësisht nëse janë pjesë e BE-së apo jo, duhet të kontribuojnë disi në tejkalimin e krizës, sepse kriza e emigrimit është një krizë evropiane, ndaj kërkon përgjigje evropiane.
BBC: Kuptova gjithashtu se kjo që po ndodh sot ju kujton atë që ka ndodhur me shqiptarët më shumë se 20 vite më parë.
Bushati: Është e vërtetë. Kur regjimi komunist ishte duke rënë, shumë shqiptarë u larguan nga vendi, për shkak të arsyeve politike, por kryesisht ekonomike. Nuk duhet ta harrojmë historinë tonë të 2-3 dekadave më parë. Ky ishte një tjetër faktor motivues.
BBC: Dhe kjo histori përfshinte Italinë që pranoi shqiptarët që donin të largoheshin nga vendi.
Bushati: Po, Italia po na shpëtonte. Shumë shqiptarë u pranuan prej saj gjatë atyre kohëve dramatike. Tani është radha jonë që të kontribuojmë në këtë proces. E di shumë mirë, sepse ka pasur njerëz që na kanë kritikuar. Na kanë thënë që refugjatët që po ndihmojmë nuk janë nga Italia, por nga Eritrea. Por këtu po flasim për njerëz, në radhë të parë. Ndonjëherë harrojmë që janë qenie njerëzore, dhe së dyti, kjo është një krizë masive. Asnjë vend evropian nuk e përballon dot vetëm.
BBC: A po i dërgoni kështu një mesazh edhe disa vendeve të Evropës së Veriut, të cilat kanë qenë më pak mikpritëse?
Bushati: Fatkeqësisht, e kemi parë Evropën të përçarë. Kemi parë vende jo vetëm në veri të Europës, por edhe në lindje, të cilat e kanë harruar historinë e tyre. Unë mund të kujtoj çastet e rënies së Murit të Berlinit, por edhe gjatë komunizmit ka pasur shumë njerëz nga ana lindore që i largoheshin komunizmit dhe shkonin në perëndim. Mendoj se është një mesazh edhe për BE-në, që na duhet një pikëpamje më koherente, një përgjigje më koherente për çështje kaq të rëndësishme. Edhe nga perspektiva e vendeve kandidate, siç është Shqipëria.
BBC: Shpresoni që kjo t’i bëjë vendet e BE-së ta shohin kandidaturën tuaj me sy më pozitiv?
Bushati: Nuk e shohim krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Sigurisht që do të donim ta shihnim BE-në më të angazhuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tim. Kemi dëgjuar në të shkuarën debate për ndërtimin e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së. Kjo do të ishte e papranueshme, sepse ne e shohim këtë si një përpjekje të përbashkët me vende të tjera të BE-së. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City