LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Rama u soll si negociator, jo si palë ndaj Kosovës

Bushati: Rama u soll si negociator, jo si palë ndaj Kosovës

Analisti politik, Andi Bushati, ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Bushati ka theksuar se Kurtit i duhej takimi midis dy qeverive, duke e parë në kontekstin e kërcënimeve dhe sfidave politike që Kosova po përballej, si sanksionet dhe ndërprerjet e vizitave.


Po ashtu, ai ka theksuar se Rama u soll si negociator, duke paraqitur veten si përfaqësues i një vendi anëtar i NATO-s.

Bushati ka shprehur pikëpamjen se, në nivel moral, çdo individ ka lirinë të vendosë dhe të bëjë llogaritë politike sipas interesave të veta.
Megjithatë, Bushati ka theksuar se, në minimum, Tirana është e detyruar të mbajë një qëndrim ndaj Kosovës, duke përmendur rolin që kryeministri i Kroacisë mban në raport me vendin e tij.

Ai ka shtuar se, nëse Shqipëria bën më pak se kjo, atëherë nuk po ndihmon Kosovën si duhet.

“Edi Rama na shpjegoi këtu në Tiran se vjen dhe flet si përfaqësues i një vendi anëtar i NATO-s, pra nuk u soll si palë në këtë konflikt por u soll si negociator. Në këtë pikëpamje në mund të bëjmë moral sa duam por ajo është llogaria politike e vet Ramës. Ai është i lirë po të dojë dhe të ndezi cigaren mbi një trup që digjet, por nga ana tjetër pikëpamja ime është që minimumi Tirana është e detyruar të mbaj karshi Kosovës jo më shumë, por atë qëndrim që mban kryeministri i Kroacisë, nëse bën më pak se kaq, Tirana mund të bëj çfarë të dojë por nuk është duke e ndihmuar Kosovën”, ka deklaruar Bushati./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori