LAJMI I FUNDIT:

Bursa zvicerane do të lansoj platformën për tregtimin e kriptovalutave

Bursa zvicerane do të lansoj platformën për tregtimin e kriptovalutave

Bursa e Zvicrës është duke kërkuar që të udhëheq tregtinë botërore të aseteve dixhitale, duke njoftuar se ka plane të krijojë infrastrukturën e re duke lansuar platformën për tregtimin e kriptovalutave.

Platforma është projektuar që të përdor kriptovalutat e tilla si Bitcoin dhe asetet e tjera dixhitale dhe do të bazohet kryesisht në teknologjinë Blockchain.


Shefi ekzekutiv i Bursës së Zvicrës, Jos Dijsselhof, tha se “industria financiare tani ka nevojë për të kapërcyer hendekun midis shërbimeve tradicionale financiare dhe komuniteteve dixhitale”, përcjell Telegrafi.

Sistemet dixhitale të kriptovalutave u zhvilluan si një alternativë ndaj sistemit monetar botëror për kryerjen e transaksioneve financiare.

Bursat e kriptovalutave kanë filluar të kopjojnë masat mbrojtëse të përdorura nga letrat me vlerë pas një qëndrueshmërie ndaj thyerjeve, vjedhjeve të aseteve dhe çështjeve të tjera teknike. /Telegrafi/