LAJMI I FUNDIT:

Bursa deri në 100,000 dollarë për gratë dhe vajzat e Kosovës për mësimin e kodimit nga ICK dhe Coding Dojo

Bursa deri në 100,000 dollarë për gratë dhe vajzat e Kosovës për mësimin e kodimit nga ICK dhe Coding Dojo

Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me platformën më të madhe në botë për mësimin e kodimit – Coding Dojo, ofron 12 bursa të plota në vlerë 100,000 dollarë, për gratë dhe vajzat nga Kosova. Bursat mbështeten edhe nga GIZ, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.


Studentët e diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi për përgatitje profesionale për zhvillim të software e kanë edhe gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve nga Kosova.

Programi i cili ofrohet për kandidatët nga Kosova – Part Time Online Bootcamp, do të zgjasë 16 javë, nga 20-25 orë në javë, dhe përfshinë mentorim të drejtpërdrejt nga SHBA, ligjërata online dhe ndërveprim “live” me profesorët e inxhinierët e Coding Dojo. Kurikula përfshinë: Web Fundamentals, Terminals, Git/GitHub, HTML5, CSS3, JavaScript, jQuery, Python3, OOP, Flask, Django, MySQL, Ajax, Projects & Algorithms. Kliko këtu për të mësuar më shumë rreth programit dhe kurikulës.

Informata të rëndësishme për aplikueset nga Kosova:

1. Afati i fundit për aplikim: 30 Mars 2020;

2. Vegëzën për aplikim e gjeni këtu;

3. Zgjedhni Kosovën si shtet nga i cili aplikoni;

4. Zgjedhni “I am aboard and need M1 Visa” tek pyetja “What is your current residency status?”, ndonëse nuk duhet ndonjë vizë për programe online;

5. Plotësoni aplikacionin deri në fund. Zgjedhni programin “Part-Time Online Bootcamp”, klasa e datës 6 prill, në aplikacion;

6. Prisni ftesën (e-mail) për paraqitje në testin me shkrim në ICK;

7. Testimi me shkrim mbahet më 2-3 prill në Prishtinë (ICK);

8. Rezultatet e testit publikohen më 4 prill;

9. Kandidatet e përzgjedhura fillojnë ligjëratat më 6 prill, në ICK, Prishtinë.

Apikoni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori