LAJMI I FUNDIT:

Burri saudit me peshë 500 kg ecën për herë të parë, pas gjashtë vitesh

Burri saudit me peshë 500 kg ecën për herë të parë, pas gjashtë vitesh

Një 40-vjeçar saudit me peshë 500 kg rifitoi aftësinë e tij për të ecur pas një operacioni që përfshinte më shumë se 60 mjekë, infermierë dhe teknikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai kishte gjashtë vjet që nuk mund të ecte për shkak të obezitetit.


Kryetari i Shoqatës Saudite për Kirurgjinë Endoskopike, Abdullah Al Dahyan, ndau një videoklip të shtetasit saudit, në të cilin ai shihet duke ecur mes brohoritjeve nga mjekët përreth tij.

Duke komentuar videon, Al Dhahyan tha: “Falë Zotit, Mansour Al Sharari më në fund ka rifituar aftësinë e tij për të ecur pas gjashtë vitesh që nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Tre muaj më parë ka filluar fizioterapinë, sportin dhe dietën dhe operacioni është realizuar me sukses një muaj më parë. Ai është gati të kthehet te familja e tij”.

Siç bëhet e ditur, në korrik, qytetari saudit iu drejtua mbretit Salman bin Abdulaziz dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman për ta ndihmuar atë me trajtimin brenda ose jashtë Mbretërisë.

Sipas burimeve të informuara, Al Sharari vuante nga obeziteti ekstrem, peshonte gati gjysmë ton dhe nuk mund të ecte.

Ai gjithashtu është ankuar për dhimbje të forta dhe gjendje të përkeqësuar shëndetësore gjatë gjashtë viteve të fundit.

Megjithatë, King Fahd Medical City iu përgjigj ankesës së tij dhe tha se do ta trajtonte rastin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori