LAJMI I FUNDIT:

Burri rrah gruan në Lipjan, policia pas kontrollit i gjen një pushkë gjuetie dhe disa plumba

Burri rrah gruan në Lipjan, policia pas kontrollit i gjen një pushkë gjuetie dhe disa plumba
Foto: Ilustrim

Një femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Në raportin e Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:02, në Lipjan.


Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu në konsultim me prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me një fishekë në tytë si dhe 93 copë fishekë te kalibrit 7.65 mm ku është hapur edhe rasti armëmbajtje pa leje.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/