LAJMI I FUNDIT:

Burri 69-vjeçar nga Shqipëria që u martua plot 18 herë, ai rrëfen se si i kishte bërë gratë për vete

Burri 69-vjeçar nga Shqipëria që u martua plot 18 herë, ai rrëfen se si i kishte bërë gratë për vete

Asllan Shuli, 69-vjeçari nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë.

I njëjti, martesën e parë e kishte bërë kur ishte 18-vjeç kurse të fundit 44-vjeç.


Edhe pse ishte martuar plotë 18 herë ai nuk kishte bërë asnjëherë dasmë, dhe me 12 prej tyre ishte kurorëzuar në mënyrë ligjore.

“12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile”, thotë ai.

Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

Gruaja e 18-të që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kishte ëndërruar.

Asllani thotë që është bërë baba pesë herë, ose të paktën vetëm pesë fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur.

Asllani dhe Dashuria jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra, këto para sipas tyre nuk mjaftojnë për ilaçet që ata kanë nevojë. Ata kërkojnë që shteti dhe shoqëria t’i ndihmojë sa do pak të ketë mundësi. /TCH/