LAJMI I FUNDIT:

Burra të armatosur ‘bënë çfarë deshën’ me veturat në një parking në Minneapolis – të pashqetësuar për 15 minuta nga askush

Burra të armatosur ‘bënë çfarë deshën’ me veturat në një parking në Minneapolis – të pashqetësuar për 15 minuta nga askush

Burra të armatosur hynë në makina në një parking të McDonald’s në Minneapolis, Minesota, në orët e para të 5 dhjetorit.

Rebecca Brannon thotë se ajo e regjistroi incidentin nga brenda makinës së saj disa momente pasi një nga burrat “doli nga askund dhe qëlloi me armë në ajër” përpara saj, përcjell Telegrafi.


“Unë pashë ndërsa atij dhe miqve të tij iu deshën rreth 15 minuta duke depërtuar/ndezur dy makina. Një person i dytë kishte gjithashtu një armë. Policia nuk u shfaq kurrë – ata më pas u larguan me dy makinat, i njëjti djalosh qëlloi përsëri armën e tij jashtë dritares së pasagjerit”, shkroi Brannon në Twitter.

“Duhet të shtoj – ata djem padyshim që më panë, por unë bëra sikur nuk pashë dhe bëra sikur haja”. /Telegrafi/