LAJMI I FUNDIT:

Burgun e bëri i fejuari, por vajza tregon të vërtetën: Unë e vrava mamanë! (Foto/Video)

Burgun e bëri i fejuari, por vajza tregon të vërtetën: Unë e vrava mamanë! (Foto/Video)

“Dua të jem e lirë. Nuk dua të jetoj më pas një gënjeshtre. Vrava mamanë time dhe e futa në valixhe”.

Kështu një 21-vjeçare amerikane, Heather Mack, rrëfeu në një video të publikuar në Youtube se ka vrarë nënën e saj në vitin 2014 në Bali të Indonezisë, teksa familja ndodhej me pushime.


Për vrasjen e 62-vjeçares Shelia von Wiese-Mack, u dënua me 18 vite burg, i fejuari i Heather, 23-vjeçari Tommy Schaefer.

Për krimin u dënua me 10 vite burg si bashkëpunëtore, edhe vajza e cila tashmë zhvesh komplet nga akuzat të dashurin e saj, me të cilin ka edhe një fëmijë, duke e marrë përsipër gjithë përgjegjësinë e krimit.

Sipas hetuesve, krimi ka ndodhur për motive trashëgimie dhe më saktësisht për një fond prej një milion e gjysmë dollarë.

“Kur isha 10 vjeçe, nëna ime vrau tim atë në një hotel në Athinë, në Greqi, ndërsa ishim me pushime. Unë e zbulova këtë gjë, dy javë para se të mbërrinim në Bali. Lajmi më ndezi gjakun dhe kështu në kokën time mendova të vrisja nënën”, shpjegon vajza në videon më poshtë.

“Fillimisht i kërkova Tommy-t të më ndihmonte që të gjëja dikë për të vrarë nënën time, por ai më tha jo. Pas kësaj në kokë më erdhi kjo ide e egër që duhet të vrisja nënën time në një dhomë hoteli, siç ajo kishte bërë me tim atë”, tregon ndër të tjera 21-vjeçarja.

Një hakmarrje kjo e zbuluar nga e reja, ndonëse në dokumentet zyrtare, për vdekjen e të atit, u fol gjithmonë për shkaqe natyrale, për shkak të problemeve me mushkërinë.

“Nuk pendohem që e vrava time më. Vetëm se më vjen keq që tërhoqa dhe Tommy në këtë rast. Ai është i pafajshëm. Gënjeu në gjykatë për të më shpëtuar mua. E vetmja gjë për të cilën është fajtor është fshehja e kufomës, pasi më ndihmoi të fshihja trupin e saj në një valixhe, pasi i kërkova ndihmë”, shton më tej ajo, shkruan noa.al.

Duke ndjekur filmimin në youtube, të publikuar këtë të hënë, autoritetet indoneziane deklaruan se po rishqyrtojnë rastin, duke hedhur edhe dyshime se Heather mund të kërkojë thjeshtë të ulë dënimin e të dashurit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori