Burger me qepë të karamelizuar sipas Gordon Ramsay

Mish viçi i lëngshëm, bukë e pjekur me qepë dhe mollë, plus djathë i butë që shkrihet mbi burgerin plot shije
Përbërësit
Për bukët me qepë të karamelizuar
- 50 g sheqer
- 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë, i prerë në kubikë
- 60 ml lëng molle
- 2 lugë gjelle shurup i trashë
- 1 qepë e kuqe mesatare
- 1 mollë e vogël
- 1 pako petë të gatshme për pjekje, e shkrirë
- miell për spërkatje të petës
- gjalpë i shkrirë për lyerje
- susam i zi dhe i bardhë
Për burgerin
- 112 g mish viçi i bluar nga brinjët
- 225 g mish viçi i bluar nga pjesa e shpatullës
- 112 g mish viçi i bluar nga pjesa e butë
- 1 lugë çaji hudhër pluhur
- 1 lugë gjelle kripë
- 1 lugë çaji piper i zi
- 57 g reçel molle i trashë
- 57 g gjalpë i butë me kripë
- 226 g djathë i butë i bardhë
- sallatë jeshile
- domate
- salcë mustarde
- salcë domatesh për shërbim

Përgatitja
- Ngrohni furrën në 220°C.
- Në një enë të vogël shkrijeni sheqerin në zjarr mesatar derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni gjalpin dhe përziejeni derisa të shkrihet. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni ngadalë lëngun e mollës. Rikthejeni në zjarr, shtoni shurupin dhe lëreni të vlojë pak. Pastaj lëreni mënjanë.
- Prijeni qepën në rrathë të trashë. Mollën priteni në feta të holla.
- Hapeni petën mbi sipërfaqe të spërkatur me miell dhe formoni katror rreth 30 x 30 cm. Pritni 4 rrathë me madhësi të përafërt.
- Nxehni një tavë ose tigan. Vendosni pak yndyrë dhe skuqni qepët derisa të marrin ngjyrë. Kriposini dhe piperosini. Në fund të enës hidhni pak karamel, sipër vendosni qepën, dy feta molle dhe mbulojeni me rrethin e petës.
- Lyeni petën me gjalpë të shkrirë, spërkateni me susam dhe piqeni 12 deri 15 minuta derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë.
- Përzieni mishin e bluar me hudhrën pluhur, kripën, piperin dhe 1 lugë gjelle reçel molle. Formoni 2 copa të rrumbullakëta.
- Përzieni pjesën tjetër të reçelit të mollës me gjalpin e butë.
- Në tigan të nxehtë piqni copat e mishit 2 deri 3 minuta nga secila anë. Gjatë kthimit lyeni me përzierjen e gjalpit dhe reçelit të mollës. Sipër vendosni djathin dhe mbulojeni pak derisa të zbutet.
- Shërbejeni mes bukëve me qepë të karamelizuar, me sallatë, domate, mustardë dhe salcë domatesh sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Nga
Telegrafi
42 minutes ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































